Qilimi i Kukësit
Ishte kënaqësinë të punonim në dizenjimin dhe ilustrimin e librit "Qilimi i Kukësit: Thurja e Natyrës, Historisë dhe Kulturës". Kukësi, prej kohësh për ne është një nga qytet e preferuar, si dhe nga më të vizituarit, sidomos për ngjitjet në malet e mbrekullueshme që ka. Gjatë punës në këtë projekt dashuria për këtë qytet na u shtua edhe më shumë, duke parë paurinë e kësaj zone si nga ana natyrore, kulturore, historike e njerëzore, të cilat nuk mund të mos të bëjnë përshtypje. Nga ana tjetër nuk mund të mos jesh indiferent i mënyrës se si këto zona trajtohen nga ana institucionale, duke i lënë pa investime e në varfëri ekonomike, gjë që ka shkaktuar edhe largim të theksuar të njerëzve. Kontrasti i pasurisë natyrore e kulturore do të duhej të ishte në raport të drejtë me atë ekonomik e social. Ky libër u realizua nga Urban Research Insitute, në kuader të projektit Eco_Routes.